Një makinë është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve nga vendngjarja, persona të paindentifikuar kanë qëlluar me armë drejt një mjeti në lëvizje.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka bërë rrethimin e zonës.
Sa i përket autorit/ëve, nuk ka ende asnjë të dhënë. Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur dinamikën e kësaj ngjarje.