Një i ri shqiptar në Itali është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti me disa persona të tjerë, që dyshohet të jenë shqiptarë. Sipas mediave italiane, 24-vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbë, plumbi i hyri dhe i doli, por raportohet se shqiptari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Tortoreto të Italisë rreth orës 01:30 të mëngjesit. Pas debatit që patën, 24-vjeçari u qëllua me plumb në këmbën e djathtë dhe një dëshmitar që ishte në vendngjarje ka thënë se autorët u larguan me një makinë ngjyrë të bardhë.

Grupi hetimor i policisë italiane ka marrë filmimet e kamerave të sigurisë për të parë se çfarë ka ndodhur mes të rinjve dhe për të ndërtuar dinamikën e kësaj ngjarje.