Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apolonia” në Fier, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, një 27-vjeçar.

Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe një i ri tjetër, i akuzuar për mos kallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. M. (K)., 27 vjeç, banues në Fier si edhe  proceduan penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi” shtetasin K. P., 23 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e datës 20.11.2020, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi E. M., (K)., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. M., 23 vjeç, banues në Fier, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Moskallëzim krimi”.