Një konflikt mes dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e njohur si “Shtëpia e Oficerëve” në Vlorë. Një person ka plagosur me thikë një tjetër shtetas, ndërsa menjëherë është larguar nga vendngjarja.

Dy personat e konfliktuar me njëri-tjetrin kanë qenë duke konsumuar alkool me njëri-tjetrin dhe më pas janë përleshur. Agresori ka qëlluar me thikë buke 42-vjeçarin  dhe më pas është arratisur.

“Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja”,- njofton policia.