Një 15-vjeçar në Rrëshen ka mbetur i plagosur sot pas një konflikti me një 17-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi A.L. 15-vjeç është qëlluar me thikë dhe është dërguar në spitalin e Trumës në Tiranë dhe ndodhet në kujdesin mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 18:50, në Rrëshen, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A.L. 15 vjeç, banues në Rrëshen,dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K.B. 17 vjeç, banues në Rrubik, i cili ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale , ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.