Arrestohet një person në Mat, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese.

Shtetasi i arrestuar është S. K., 25 vjeç, banues në njësinë Administrative Komsi, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të portës së jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit L. N..

Sipas policisë, ai ka qëlluar për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë.

Pas ngjarjes ai e kishte hedhur armën e zjarrit në një rezervuar.

Polumbarët e RENEA-s do të vijojnë kontrollin në rezervuar, me qëllim gjetjen e armës.