Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për protestuesin Marash Qerimi, i arrestuar dy ditë më parë.

Sipas prokurorisë, 40-vjeçari është një ndër personat, i dyshuar kryesor, që ka sulmuar institucionet dhe punonjësit e Policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë dhe sende të forta në protestën e 11 majit.

Qerimi akuzohet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.