Qëlloi me çekiç shitësen që të blinte pa lekë, policia jep detajet e ngjarjes

19/09/2019 - 10:59

Policia ka arrestuar 44-vjeçarin, i cili mbrëmjen e djeshme goditi me çekiç shitësen e një marketi në qytetin e Elbasanit pasi kjo e fundit kundërshtoi t’ia jepte artikujt pa lekë.

Shitësja ndërkohë u transportua për në spital dhe është jashtë rrezikut.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit nga qytetarët për një konflikt që po ndodhte në një dyqan, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin A.C., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në një dyqan ushqimor është konfliktuar për motive të dobëta me shitësen dhe me pas e ka goditur atë me mjete të forta, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë- Elbasan, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Sherri për një borxh qiraje në një lavazho për pak sa nuk i ka kushtuar jetën 3 punonjësve dhe një personi që ishte duke larë automjetin

Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi kishin mbjellë hashash në një zonë të pyllëzuar të San Benedetto Belbo në Ita

Policia ka sekuestruar 3 kg e 200 gr  lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërsa ka arrestuar në flagrancë poseduesin.

Ekstradohet drejt Greqisë një shtetas ukrainas, i kërkuar nga drejtësia greke, i dyshuar për vrasje.

Santilo Basho, vëllai i Tesilvan Bashos, të dy të arrestuar pak ditë më parë në Selenicë të Vlorës, u njoh sot me masën "arrest me burg"

Një 37-vjeçar nga Durrësi, i shpallur në kërkim për tre vepra të ndryshme penale ka rënë në prangat e policisë së qytetit bregdetar.

Policia e Durrësit në vijim të kontrolleve në banesa dhe në territor për drogë, ka goditur dy raste të mbajtjes së lëndëve narkotike në b

Një apartament në katin e fundit të një pallati është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Sauk – Tiranë.