Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi qëlloi me armë gjahu në drejtim të banesës së një shtetasi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 7 në Korçë, ku një shtetas kishte qëlluar në drejtim të një banese me armë gjahu dhe po lëvizte në qytet me armë të cilën e posedonte pa leje.

Nga burimet zyrtare mësohet se arrestimi i tij është pas një telefonate në numrin 129 se shtetasi E.A, banues në Korçë, për motive të dobëta ka qëlluar në drejtim të oborrit të banesës së shtetasit D.K.

Në cilësinë e provës materiale të arrestuarit  iu sekuestrua 1 armë gjahu tip çifte me fishekë.

Shtetasi E.A, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja me dhunë". Ai akuzohet për për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë"; "Prishja e qetësisë publike"; "Kanosja" dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.