Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur në Librazhd dhe i plagosur ka mbetur një person. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se është arrestuar i dyshuari për ngjarjen.

Po ashtu mësohet se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin: B.K., 55 vjeç,  banues në Librazhd, i cili për motive të dobëta ka goditur me sëpatë shtetasin K.G., dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.