Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë një 47-vjeçar të identifikuar me iniciale T.C. Bëhet me dije se 47-vjeçari akuzohet se ka goditur dhe plagosur me thikë një bashkëqytetar.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, teksa shtetasi Q. Z., 61 vjeç ka marrë dëmtime në trup.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin re Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.C, 47 vjeç, banues në Samaticë, Ura Vajgurore.

Ky shtetas, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin Q.Z.,61 vjeç, banues në Samaticë, Berat, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.