Një 46-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se viktima është identifikuar me inicialet S.A., ndërsa dyshohet se ai ka qëlluar aksidentalisht veten me armë zjarri,

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”. Fillimisht ai u transportua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.