Një 32-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke, pasi është kapur me lëndë narkotike.

Policia greke ka sekuestruar rreth 44 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, në rrugën periferike të Zagorit, Janinë.

Me ndihmën e qenit nuhatës, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar 41 pako me 43 kg 800 gramë marijuanë brenda në makinën që drejtohej nga shqiptari.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe 735 euro dhe 2 celulare. Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar mbi 1.6 tonë marijuanë që vinte nga Shqipëria.