Një banesë gati është shkrumbuar nga zjarri që ka shpërthyer pasi është lënë ndezur një qiri.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:40, në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku për pasojë janë djegur disa orendi.

“Sot rreth orës 09:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Ll. Xh., 76 vjeç, si pasojë e një qeriu të ndezur, ka marë flakë tapeti dhe janë djegur disa orendi. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njoftoi policia.