Një person është aksidentuar ditën e sotme në vendin e punës. Nga të dhënat paraprake mësohet se personi, identiteti i të cilit ende nuk bëhet më dije, ka rënë nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime të rënda, konkretisht dëmtime në shtyllën kurrizore. 

I lënduari është Ilir Cengollari, i cili është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.