Trafik tejet i rënduar raportohet paraditen e sotme në autostradën Tiranë- Durrës, teksa radha e automjeteve që presin për të vijuar lëvizjen në destinacionin e duhur, shkon në kilometra.

Nga Vora në Maminas ka trafik tepër të ngarkuar, ndërsa edhe nga Shkozeti në drejtimin për në Tiranë raportohet gjithashtu për trafik.

Në Maminas trafiku është më pak i  ngarkuar, ku ka ndodhur edhe një aksident. Një automjet është përmbysur, ndërsa edhe forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.