Një aksident është shënuar në aksin rrugor Berat-Lushnje, pranë fshatit Moravë, ku një automjet tip “Range Rover” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Më pas mjeti ka përfunduar i përplasur me një shtyllë.

Drejtuesi i mjetit, 33-vjeçari me iniciale R.M. ka marrë lëndime të lehta në trup dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, e cila nisi edhe hetimet. Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte fuoristrada.