“Range Rover”-i përplaset me 2 autobusë të linjës Korçë-Kapshticë

21/04/2019 - 13:54

Një aksident është regjistruar këtë të diel në segmentin rrugor Korçë-Kapshticë, në vendin e njohur si kryqëzimi i Plasës.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Range Rover” dhe 2 autobusë të linjës Korçë-Kapshticë, raporton “BalkanWeb”.

Burimet paraprake të policisë thonë se fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Po sipas tyre, dyshohet se ka qënë automjeti ai që iu ka prerë rrugën autobusëve.

Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person është shoqëruar nga policia në lidhje me vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko.

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga, në afërsi të Maminasit, në autostradën Durrës-Tiranë.

Pas ndalimit të një kamioni me municione dhe armë në Greqi, është shkatërruar një grup kriminal.

Policia ka arrestuar dy të rinj pasi akuzohen se pas një konflikti qëlluan në ajër me armë.

Një aksident i rëndë është regjistruar në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gziq, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përp

Digjet 1 ha ullishtë gjatë natës në Samurr të Elbasanit.

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Lezhë.

Të tjera detaje zbulohen rreth dosjes së plotë të Prokurorisë për operacionin “Limit”, i cili goditi katër banda kriminale të trafikut nd

Ditën e sotme Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, pas një kontrolli në pjesën e regjimit të jashtëm të IEVP Rrogozhinë, sekuest