Eshtë rritur bilanci tragjik i aksidentit të ndodhur në mbrëmje pranë fshatit Borizanë në Fushë-Krujë, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti tip “Audi” me një trailer me targa të Kosovës, fillimisht u raportua për 3 shtetas të vdekur dhe një të plagosur rëndë.

Sikundër mësohet nga burime pranë Spitalit të Traumës, ka ndërruar jetë edhe personi i plagosur rëndë, duke e çuar në katër numrin e personave të vdekur në këtë aksident.