Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Policia bën me dije se si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital edhe pasagjeria në një nga mjetet e aksidentuara si dhe bashkëshorti i saj.

Në aksidentin e rëndë u përfshinë tre makina e si pasojë, humbi jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve të mjeteve, shtetasi T. M., rreth 54 vjeç. Ndërsa burrë e grua humbën jetën në spital.

“Në vijim të informacionit së dhënë pak më parë, se si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën njëri prej drejtuesve të mjetit ju bëjmë me dije se si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital pasagjeria në mjetin tjetër me drejtues B. K . Gjithashtu disa ore me pas humbi jeten edhe nje tjeter i plagosur.”, njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.