Numri i personave të vdekur në aksidentin fatal në Shijak ka shkuar në dy. Fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe 41-vjeçari që mbeti i plagosur pas përplasjes së dy mjeteve tip Benz.

Aksidenti fatal ndodhi në Shijak, teksa dy automjetet tip “Benz” u përplasën kokë më kokë me njëri-tjetrin.

Në vendngjarje ndërroi jetë shoferi i njërës prej makinave, 44-vjeçari M. Tuqo, ndërsa shoferi i mjetit tjetër N.H. 41 vjeç mbeti i plagosur rëndë.

I plagosuri u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë aty.