RENEA kap 40-vjeçarin në kërkim ndërkombëtar, rrezikon 20 vite burg (VIDEO)

01/04/2020 - 09:52

Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe të vjedhjes me armë. Finalizohet operacioni policor i koduar “GODULL 2020” nga DVP Lezhë, Komisariati i Policisë Kurbin, Forcat Speciale “Renea” dhe Interpol Tirana.

Në bazë të informacioneve të marra nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin, për vendndodhjen e një shtetasi shumë të kërkuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale “Renea” dhe Interpol Tirana, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “GODULL 2020”.

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në kushte të larta sigurie, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Godull, forcat e Policisë kanë rrethuar banesën e shtetasit A. J. alias A. Zh., 40 vjeç, duke bërë të mundur prangosjen e tij.

Shtetasi i lartpërmendur ishte person i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë ”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 20 vjet burg.

Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rreth orës 22:24, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, janë përfshirë në një aksident rrugor 3 mjete e për pasojë ka mbetur i lënduar vetëm një

Një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete ka ndodhur para pak minutash në autostradën Durrës-Tiranë, në unazën e Shkozetit.

Kreshnik Tusha, 21-vjeçari, i cili mbeti i plagosur në atentatin e Kurbinit ka mohuar të jetë autor i vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin G

Njësia Speciale FAST ALBANIA ka finalizuar operacionin e koduar "Teleferiku".

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Vetëm 23 minuta pas atentatit me dy të vrarë në një hotel në Laç, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një hotel në Rrugën e Dibrës në Tira

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënd

Një 50-vjeçare është gjetur e vdekur në Kreshovë të Kolonjës, në hangarin afër banesës së saj.

Dy minorenë të moshës 13 dhe 15 vjeç mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të hëne, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Tri makina janë përfshirë në një aksident zinxhir mëngjesin e sotëm te rruga paralel me portin e Durrësit.