RENEA qëllon për vdekje të moshuarin pas 5 orë negociatash dhe dy të plagosur

24/09/2020 - 18:12

Neutralizohet pas 5 orësh negociata 71-vjeçari Lefter Zhidru në Elbasan pas terrorit që shkaktoi, duke qëlluar mbi policinë që shkoi ta arrestonte, duke lënë më pas të plagosur dy persona.

Forcat RENEA kanë ndërhyjnë brenda banesës. Në vendngjarje u dëgjuan të shtëna e shpërthime. Ndërhyrja ndodhi rreth orës 17:50 dhe raportohet se i moshuari është qëlluar prr vdekje.

Gjatë këtyre orëve, RENEA ka negociuar dhe ka apeluar që Zhidru të vetëdorëzohet, por pa sukses. Mësohet se Lefter Zhidru ka qënë duke ndjekur raportimet në media dhe është irrituar me disa prej informacioneve të publikuara. Që të qetësohet psikologjikisht është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Kujtojmë që konfliktin Zhidru e pati me bashkëshorten, e cila i shpëtoi fatmirësisht plumbave. Por me të ardhur policia i moshuari nisi rezistencën me armë. Deri më tani nga banesa janë nxjerrë bashkëshortja dhe vajza e çiftit.

Teksa kundërshtonte shoqërimin nga policia, ai qëlloi me armë dhe la të plagosur dy kalimtarët Abdenauer Kndraxhiu dhe Ledjo Saraci.

Në vendngjarje ka mbërritur sakaq edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtuesi i Policisë Kriminale, Tonin Voçaj dhe krerët blu të Elbasanit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Shtetit vijon të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

E dhunuan fizikisht dhe i hoqën në mënyrë të padrejtë lirinë për disa orë 41-vjeçarit, Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe vë në pra

Policia Kufitare në Portin e Vlorës, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, parandalon dhe godet një rast të kontr

Policia e Durrësit njofton se shkak për përfshirjen në flakë të mjetit "Benz" dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Përfshihet nga flakët në ecje një makinë "Benz" në Durrës.

Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshë

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i trefishtë i ndodhur në periferi të Tiranës. Policia bëri me dije se, rreth orë

Pronarja e një dyqani në Roskovec të Fierit është grabitur nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35.

Policia e Shtetit vijon të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.