Një tjetër punëtor që u plagos nga rënia e skelës në Tiranë ka ndërruar jetë pak minuta më parë. 

Sipas informacioneve ai ëshTë nxjarrë i vdekur nga rrënojat e skelës. “Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” pranë një objekti në rikonstruksion ju bëjme me dije se shtetasit që kanë ndërruar jete janë: O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç“, njofton policia.

 

Ndërkohë, pas rrëzimit, dy punëtorët Genti Bardhi, 44 vjeç, dhe Euglidios Lika, 34 vjeç, u dërguan në spitalin e Traumës. Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme.