Riatdhesohen 32 shqiptarë që kërkuan azil në Francë dhe Belgjikë

26/06/2019 - 10:36

32 shtetas shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë janë riatdhesuar. Operacioni i riatdhesimit, u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë franceze dhe atë belge, ku gjatë një fluturimi të përbashkët mes Francës dhe Belgjikës u riatdhesuan 32 shtetas shqiptarë të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.

Të gjithë qytetarët që duan të punësohen në BE duhet të ndjekin rrugën ligjore dhe të mos bien pre e mashtrimeve me dokumenta të falsifikuara apo me tendencën për të kërkuar azil, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe mundësia për të fituar azil është zero.

Policia Kufitare ka forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit si dhe ka shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër. Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është dorëzuar në Policinë e Tiranës autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së hënës te "Astiri", Noel Dishi.

Një 34- vjeçar me inicialet F.T, është arrestuar sot në Tiranë pasi vodhi në një automjet në zonën e ‘Komunës së Parisit’ dy telefona ‘Ip

Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në qytetin e Selanikut në Greqi.

Një automjet që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, është përfshirë në një aksident, i cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar vi

Policia në Vlorë ka arrestuar 4 persona, 3 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Dy persona kanë rënë në prangat e bluve të Durrësit, një 28-vjeçar i dehur në timon dhe një 55-vjeçar i dënuar për dhunë në familje.

Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe go

Vladimir Gjuta është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për dhunë dhe plagosjen e kushëririt të tij.  Ky i fundit me shenja të dukshme ng

Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme, pasi u janë gjetur kartëmonedha të falsifikuara.

Tre të rinj raportohet se kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në hyrje të qytetit të Librazhdit.