Një shqiptar 50-vjeçar është plagosur pasditen e djeshme në komunën e Pratola Peligna-s në Itali.

Autori është një tjetër shqiptar 48-vjeçar, i cili ka përdorur një kaçavidë për të sulmuar rivalin e tij në dashuri, siç shkruajnë mediat italiane.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të së dielës kur 48-vjeçari, një kontraktor ndërtimi, u takua me bashkatdhetarin pranë ish-kinema D’Andrea. Mes të dyve pati fillimisht një sherr e më pas 48-vjeçari raportohet ta ketë qëlluar me kaçavidë në kokë.

Policia e ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur atë në kërkim.