Rrëfimi i dëshpëruar i gjyshit durrsak: Si na vdiq vogëlushi 15-muajsh (VIDEO)

01/05/2017 - 14:22

Një vogëlush 15-muajsh ka humbur jetën në pediatrinë e Tiranës pak orë pasi ishte transferuar nga mjekët e Durrësit për në kryeqytet. Vogëlushi u paraqit me një virozë të lehtë të stinës e temperaturë jo të lartë në pediatrinë e Durrësit, por humbi jetën si rezultat i një infeksioni urinar i cili i përfundoi në organet e brendshme jetësore.

Të dëshpëruar prindërit e vogëlushit, i cili është i dyti që ndërron jetë në Durrës brenda dy javësh, bëjnë përgjegjës mjekët të cilët sipas tyre neglizhuan simptomat e vogëlushit që më pas e çuan në infeksion të rëndë urinar me pasojë vdekjen.

Anastas Cuka (gjyshi i vogëlushit), thotë se mjekët e gatshëm Erjon Hoxha dhe Rasim Lusha janë përgjegjës për vdekjen e foshnjes.

Më datë 28 prill, familja Cuka nga fshati Fllakë nga Durrësi, humbi foshnjën 15-muajsh E. C. dhe sipas familjarëve, vogëlushi ndërroi jetë si pasojë e neglizhencës së mjekëve, të cilët nuk ofruan shërbimin e nevojshëm.

Kujdesi Aga, babai i vajzës denoncoi publikisht bluzat e bardha për neglizhencë prej të cilës humbi vajzën 15-muajshe, ndërsa e njëjta ngjarje u përsërit edhe pas dy javësh. Sipas familjarëve, foshnjet kanë humbur jetën si pasojë e mjekimit të gabuar dhe neglizhencës së mjekëve. Për rastet në fjalë ka nisur një hetim, por deri tani shkaqet e vdekjeve nuk janë bërë të ditura.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një apartament në katin e tretë të një pallati përballë Drejtorisë së Policisë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën k

Një 15-vjeçar është plagosur me thikë mesditën e sotme.

Policia e Shtetit njofton se vijojnë në të gjithë vendin, kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Bllokohet një jaht me 4 shtetas ukrainas në portin e Vlorës.

Arrestohet autori që ishte në kërkim në lidhje me rastin e rëndë ndodhur në Krujë një vit më parë, kur një i ri 29 vjeç akuzohej se kisht

Policia njofton se ka kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni", i dënuar me 4 vje

Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin apo janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Përfundon seanca për Myrteza(Zani) Çaushin. Gjykata i ka kërkuar burgut të Drenovës gjithë dosjet me gjithë aktet për këtë person.

Rëndohet pozita për Blendi Tetën, një prej personave të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos pranë zonës së Xhamllikut më 27 gusht të vi

Policia ka ndaluar një shtetas për veprën penale "Shtrengim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".