17/04/2015 - 15:24
17 prill 2015 - Policia angleze ka publikuar videot e regjistruara nga kamerat e survejimit me qark të mbyllur, ku është regjistruar rrëmbimi i një personi, që besohet se është shtetas shqiptar. Skena e rrëmbimit është filmuar në qytetin e Brajtonit (Brighton). Personi me syze dhe mjekërr është pikërisht viktima i dyshuar si i rrëmbyer. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, veçanërisht të shqiptarëve që banojnë në Angli, për më shumë informacion mbi viktimën dhe keqbërësin.
Policia ka publikuar edhe adresën e e-mailit: [email protected] dhe Nr. E telefonit pa pagesë: 0800 555111, ku janë të mirëpritura informacionet, që mund të shërbejnë për identifikimin e personit të rrëmbyer si edhe të personave që kanë kryer rrëmbimin.
/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
/portali DurresLajm/