Megjithëse e diela është ditë pushimi, 3 bashkëshortë nga Fushë-Kruja kanë përfunduar në prangat e policisë, pas dhunës së ushtruar ndaj bashkëshorteve të tyre.

I pari është arrestuar shtetasi A.T., vjeç 26, pasi rreth orës 02:30, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortes P.T., vjeç 27.

Ndërkohë, mbrëmjen e së dielës janë arrestuar shtetasit B. L. dhe K. L.,  vjeç 41 e 44, pasi rreth orës 18:00, kanë bërë kallëzim bashkëshortet e tyre A.L. dhe V. Sh,  vjeç 38 dhe 39, banuese në Fushë Krujë.

Dy bashkëshortet i kanë denoncuar burrat për dhunën e ushtruar ndaj tyre.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.