Dy motra në Dibër kanë ushtruar dhunë dhe kanë kanosur nusen e vëllait të tyre të moshës 28 vjeçe. Policia njofton se njëra prej tyre u arrestua, ndërsa ndaj tjetrës ka nisur procedimi penal pasi kanosi kunatën me armë gjahu.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasja Sh.D, 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z.M, 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).

Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D.

Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.

Arma është  me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.