Një grindje me përmasa të mëdha, në të cilën janë përfshirë 11 persona, ka ndodhur në Babrru. Për pasojë, 3 persona kanë përfunduar në spital, si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me mjetet të forta.

Burime të policisë vendore sqarojnë se 3 persona të tjerë janë arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim 5 persona, tashmë të identifikuar edhe ata.

Komisariati i Policisë Nr. 5:

Më datë 17. 09. 2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., Gj. M., L. M., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit V. P., E. M., N. N., R. N., dhe R. M., vjeç 22, 30, 34, 30, 29, 27, 23 e 23, banues në Babrru, pasi në Babrru, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta, shtetasit A. R., E. H., dhe E. H., vjeç 33, 22 e 22, banues në Babrru, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për kapjen e V. P., E. M., N. N., R. N., dhe R. M. Nenet 88 e 150 të Kodit Penal.