Policia e Durrësit njofton se forcat blu kanë shpëtuar një 25-vjeçar, i cili po rrezikonte të mbytej në plazhin e Currilave.

“Sot rreth orës 12:30, shërbimet e Patrrullës së Përgjithshme, të cilët kryejnë patrullimin me biçikletë kryesisht në bregdet, në lagjen nr.1, në plazhin e Currilave, kanë dëgjuar në zë i cili kërkonte për ndihmë.

Menjëherë shërbimet e Policisë janë  futur në det  dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, kanë bërë të mundur  nxjerrjen në breg, të shtetasit M.K., 25 vjeç, banues në Lushnje, dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.”, bëjnë me dije burimet zyrtare.

Mësohet se fatmirësisht shtetasi M.K., është jashtë rrezikut për jetën.