Një 65-vjeçar ka rrezikuar të mbytet teksa është futur të lahej në Liqenin Artificial në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00.

Mësohet se është nxjerrë nga Liqeni Artificial shtetasi me inicialet Gj. C., i cili gjatë kohës që ka qenë duke u larë, ka rrezikuar të mbytej.

Ky shtetas është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.