Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar në një rrugë në Tiranë.

Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:20 të ditës së sotme në rrugën kryesore në Paskuqan.

Mësohet se shtetasi Enver Gjonaj, rreth 50 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të vdekjes.