Një 27-vjeçar nga Durrësi është rrahur një ditë më parë në zonën e plazhit dhe si pasojë e dhunës ka mbetur i plagosur lehtë.

Shtetasi A.B. i ka rrëfyer policisë se nuk e njeh personin që e ka goditur me mjete të forta dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Pas denoncimit të 27-vjeçarit, policia e Durrësit ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.