Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku ka pasur rrjedhje gazi në një shkollë dhe 4 nxënës kanë përfunduar në spital.
Rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës, informuan nga policia.
Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.