Një vajzë shqiptare 18-vjeçare është zhdukur në Itali. Lila Mile u largua pa gjurmë nga banesa e saj më datë 10 tetor, e cila u pa për herë të fundit afër stacionit Fasano, por që nga ajo ditë familja e saj nuk di më gjë për të.

Vëllai i saj Giorgio ka mundur të hyjë në adresën e Snapchat-it të Lila Miles dhe të zbulojë se prej dy apo tre muajsh kishte njohur një djalë shqiptar. Megjithatë familjarët kanë mohuar se vajza e tyre mund të jetë larguar drejt Shqipërisë me djalin që kishte njohur.

Ndër të tjera vëllai i saj ka mohuar për mediat italiane që të të kishte pasur probleme në shtëpi. Ai tha se ditën e ngjarjes vajza tha se nuk ndihej mirë dhe se do të shkonte në spital të bënte një kontroll.

Ai tha se 2 ditë më parë ishte parë pranë një ure duke iu kërkuar transport makinave që kalonin aty. Dëshmitarët që e panë thanë se ajo hipi në një makinë Peugot 107 gri, por më pas nuk ka pasur asnjë të dhënë.

Ditën e fundit kur u zhduk nga familja 18-vjeçarja kishte veshur pantallona të bardha të shkurtra, një këmishë të kuqe dhe këpucë të zeza. Vajza ka flokë të gjatë kafe të hapur, sy të errët dhe është e gjatë rreth 1.50 m. Policia ndërkohë kërkon që çdokush që ka dijeni për vajzën në fjalë të njoftojë policinë ose vëllain në numrin 320.2969429.