27/11/2020 - 10:42
Policia ka arrestuar dhe një tjetër person, i cili akuzohet se ka lidhje me heroinën e sekuestruar mesditën e djeshme në qytetin e Elbasanit.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se sot është vënë në pranga G.H. banues në fshatin Hasmashaj të Peqinit, pasi akuzohet se i siguronte heroinën G.B., që është arrestuar një ditë më parë.
Më 26 nëntor u zhvilluar operacioni “Kështjella” dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1039.5 gramë kanabis.
Po ashtu autoritetet kanë bllokuar dhe automjetin ku u gjet lënda narkotike dhe 4 aparate celular, të cilët do të analizohen për të zbuluar persona të tjerë të lidhur me këtë ngjarje
/portali DurresLajm/