Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, sekuestrohen rreth 12 kg kanabis, një në pranga.

Shërbimet e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në territor, banesa dhe ambiente të ndryshme, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 59 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë në oborrin e banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 12 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.