Rreth 157 kg kokainë, hashash dhe marijuanë janë sekuestruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Itali. 

Mediet fqinje shkruajnë se në pranga kanë rënë 32 persona, një pjesë e mirë e të cilëve me origjinë shqiptare.

Drogërat vinin nga që vinin nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda dhe me daljen në treg do të siguronin rreth 6 milionë euro.

Operacioni i Guardia di Finanzs, i koduar "Sotto-Sopra" nën drejtimin e Prokurorit Publik të Bergamos vepruan për arrestimin e personave në Brescia, Bergamo, Monza, Reggio Emilia dhe Bolzano.

Aktualisht nuk dihen ende detaje nga operacioni në fjalë, ndërsa pritet reagimi zyrtar i policisë italiane.