Policia helene ka sekuestruar rreth 20 kg marijuanë në Athinë dhe ka vënë në pranga 3 shqiptarë. Operacioni u zhvillua në Koridhalo, ndërsa 3 shqiptarët e arrestruar janë të moshave 18, 33 dhe 43 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 19 kg 983 gr marijuanë, 3 peshore, 250 euro, 8 celulare, 13 çelësa apartamentesh, shënime për shitblerje droge.

Kujtojmë se prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Kostur e Follorine, policia greke ka sekuestruar rreth 5.8 tonë marijuanë që vinte nga Shqipëria.