Sekuestrohen 21,900 paund në Rinas, u zbuluan në vijën e dytë të kontrollit

25/10/2020 - 19:02

Një shtetase britanike është kapur me 21 mijë e 900 paund të padeklaruara në Rinas.

Dogana njofton se shtetësja J.R.B, i kap me sasinë e parave në vijën e dytë të kontrollit.

Ajo tashmë po hetohet për mosdeklarim të të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë.

NJOFTIMI NGA DOGANA:

Dogana sekuestron 21 900 paund të padeklaruara në Rinas

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Vlerësojmë se vijon bashkëpunimi me strukturat e Policisë së Shtetit, ku vetëm gjatë muajve të fundit, në të njëjtën linjë udhëtimi janë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një e moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Milot-Rrëshen, mbrëmjen e së enjtes.

Një i burgosur shqiptar është masakruar në një burg grek nga bashkatdhetarë të tij.

Mbrëmjen e sotme, në orën 18:05, në lagjen nr.16, Durrës, është gjetur në banesë, dyshohet i vetvrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, ku një 52-vjeçare është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së saj dhe për pasojë ka ndërru

Policia e Elbasanit ka sekuestruar 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi  kanabis.

Policia Kufitare në Rinas, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve në vendet e BE-së, ka proceduar pe

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në Durrës, sekuestrohen 11 doza me heroinë dhe një sasi paras

Një ditë më parë në Elbasan një person u plagos pas një sherri për motive të dobëta.

Një ngjarje e rëndë tronditi Zvicrën në vitin 2018, kur një shqiptar nga Maqedonia e Veriut vrau gjyshen e tij dhe më pas i preu kokën me

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili prej kohësh ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt It