Policia e Elbasanit ka sekuestruar 4 kilogram e 215 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një sasi  kanabis.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se “si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi G. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi  kanabisi.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale.

“Operacioni vijon në Elbasan dhe në disa qytete të tjera dhe në përfundim të tij do të bëjmë me dije informacionin e plotë”, vijon Policia.