Kapen mbi 46 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Në aksin Mavromat-Igumenicë, në vendin e quajtur Rajo, është gjetur një automjet i braktisur në anë të rrugës, brenda së cilës u sekuestruan 21 pako me 46 kg e 30 gramë marijuanë.

Në lidhje me këtë automjet, tre shtetas kishin deklaruar vjedhjen e tij në policinë e Igumenicës, pasi e kishin marrë me qira po në këtë qytet.

Por rezultoi se ata kanë dhënë deklarim të rremë, ndërkohë që kishin organizuar trafikun e drogës. Për këtë u arrestuan dy shqiptarë 39 dhe 47-vjeçar dhe një grek 31-vjeçar ndërkohë që u shpall në kërkim një tjetër shtetas shqiptar.

Të arrestuarit janë Albion Hatia dhe Armandi Cobanka, ky i fundit nga Fieri. 

Prej fillimit të vitit policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit 200 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.