Policia greke në bashkëpunim me DEA Amerikane kanë goditur një rrjet të trafikut të heroinës Shqipëri-Greqi.

Mediat greke raportojnë se janë sekuestruar 23 kg 744 gr heroinë dhe 414 gr kokainë, ku në pranga kanë rënë 4 shqiptarë dhe 3 grekë.

Mësohet se droga do të shpërndahej në Athinë dhe Selanik.

Hetimet kanë zbuluar se organizata kishte një laborator droge dhe ishte përfshirë dhe në shpërndarjen e kokainës.

Heroina dyshohet se është importuar nga Shqipëria shkruan iefimerida.gr.