Drejtoria e antitrafikut në Doganën e Kakavijës ka sekuestruar ilaçe kontrabandë.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në autobusin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti personin me inicialet V.V, u konstatua një kuti e cila në përmbajtje të saj kishte një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë. 

"Menjëherë strukturat e Drejtorisë Antitrafik dhe Degës  Doganës Kakavijë kanë bërë bllokimin e tyre", thotë në një njoftim zyrtar policia.