Sekuestrohen mbi 31 mijë euro në Rinas, policia procedon dy persona

04/07/2020 - 11:17

Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht dy persona për mosdeklarim të të hollave në kufi dhe ka sekuestruar 31400 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtesishëm të bagazheve dhe kontrollit fizik të shtetasit M. U., banues në Turqi, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën në çantën e dorës së këtij shtetasi shumën 12900 euro, të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në momentin e hyrjes.

Po në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit G. Q, banues në Austri, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën në çantën e shpinës shumën 18500 euro, të cilën ky shtetas në momentin e hyrjes nuk e kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Policinë Kufitare Rinas, shtetasit M. U. dhe G. Q. u proceduan penalisht për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, ndërsa shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 40-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi është kapur duke transportuar 34 shtetas sirianë, për të kaluar ku

Arrestohet në Tiranë Anterio Kaloshi, shoku i autorit të masakrës së Lushnjes, Orgest Bilbili.

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Mësohet se viktima ishte roje në një pallat në ndërtim.

Një i ri nga Tirana ka përfunduar në pranga pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia e Vlorës ka ndaluar një 39-vjeçar të shpallur në kërkim dy ditë më parë pasi kanosi dy zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Bregdeti

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar një shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia që prej vitit 2003.

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Ishte dënuar për vjedhje dhe gjykata i kishte dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por adoleshenti nga Durrësi, nuk ka hequr dorë nga

Aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Manzë, ku ka ndërruar jetë një 58-vjeçare që po kalonte rrugën në këmb