Një operacion antidrogë nga policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare kanë  vënë në pranga 37 persona.

Sipas medieve italiane, bëhet fjalë për një rrjet ndërkombëtar trafiku droge, mes tyre edhe shqiptarë.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar më shumë se 3 tonë drogë, marijuanë, hashash, kokainë, e gjitha e ndarë në doza.

Vlera e saj arrin në më shumë se 40 milionë euro. Operacioni është zhvilluar në  Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.