Policia e Korçës ka finalizuar sot një operacion të koduar “Porositësi” dhe në pranga kanë rënë 3 persona. Sipas një njoftimi nga Policia e Korçës bëhet me dije se janë sekuestruar 12 gram kokainë dhe 38 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

Pas informacioneve të marra për këta persona që dyshohej se trafikonin droga të forta në qytet, policia vendosi të ndërhynte dhe u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i F. K., 18 vjeç; M. K., 20 vjeç dhe O. V., 38 vjeç, banues në Korçë.

Posedues të lëndës narkotike ishin shtetasit F. K. dhe M. K., ndërsa porositësi i saj ishte shtetasi O. V..

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.