Sekuestrohet kamioni me 636 mijë paketa cigare kontrabandë

17/09/2020 - 18:01

Një kamioni me 636 mijë paketa cigaresh është ndaluar dhe më pas sekuestruar pas kontrollit në doganën e Hanit të Hotit.

Sipas njoftimit nga doganat, paketat nuk ishin të pajisura me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Menjëherë pas sekuestrimit, Administrata Doganore referoi rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Sipas vlerësimeve të specialistëve, nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej është 99.7 milion lekë.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Administrates Doganore pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese me paketa cigare të mbërritura në Degën Doganore të Hanit Hotit, Shkodër, nga Mali i Zi, ushtruan kontroll në mjetin e tipit trajler me targa të Bullgarisë, i cili ka hyrë në territorin doganor Shqiptar nga Mali i Zi.

Pas kontrollit fizik nga strukturat doganore, rezultoi se ngarkesa prej 1 272 koli cigare, ose 636 mijë paketa të markës “PRESIDENT FULL FLOVOUR”, nuk ishte e pajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Trajleri së bashku me sasinë e mallit prej 636 mijë paketa cigaresh u sekuestruan dhe po sot Administrata Doganore referoi rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, të parashikuar nga neni 172 të Kodit Penal.

Sipas vlerësimeve të specialistëve tanë, nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej është 99. 7 milion lekë ose afro 1 miliardë lekë.

Specialistë të Hetimit Doganor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë , Shkodër, po kryen veprimet të mëtejshme hetimore.

Dogana Shqiptare ju bën thirrje të gjithë qytetareve dhe operatorëve ekonomikë që të denoncojnë cdo rast korruptiv apo kontrabande.

Më lejoni që të ritheksoj, se çdo pikë e Shërbimit Doganor është në dispozicion dhe shërbim të çdo subjekti dhe qytetari 24 orë në 7 ditë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi ka kërcënuar me thikë babanë dhe e ka kërcënuar se do e vriste.

Një vrasje ka tronditur qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm, ku viktimë ka mbetur një 50-vjeçar me inicialet A.

Policia e Vlorës ka identifikuar një nga autorët e dyshuar të vjedhjes me armë të ndodhur në një parë në fshatin Haderaj në Selenicë.

Gjendet i vrarë me armë zjarri një person në Sheq të Madh në Fier.

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti.

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Asti, Itali, ku një shqiptar është qëlluar me armë.

Një shtetase britanike është kapur me 21 mijë e 900 paund të padeklaruara në Rinas.

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Sipas policisë, automjeti tip BMW drejtohej nga 19-vjeçarja E.D.

Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë në Itali, i akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj një vajzë të re është dënuar.

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.